Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot kryetarin e Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Sllobodan Vujiçiqin, me ç’rast është biseduar për pozitën e këtij komuniteti.
Sipas komunikatës për media të kësaj shoqate, në këtë takim Limaj ka konfirmuar përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për përmirësimin e pozitës së komunitetit malazez. Po ashtu ai ka bërë të ditur hartimin dhe miratimin sa më parë të Planit të Aksionit për Strategjinë e afirmimit dhe integrimit të malazezëve. Duke implementuara në tërësi këtë Strategji, malazezët e Kosovës do të barazohen në të gjitha aspektet me komunitetet e tjera në Republikën e Kosovës, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLimaj e Vujiçiq theksohet se janë pajtuar se marrëdhëniet midis Kosovës e Malit të Zi janë të shkëlqyeshme dhe se tani theksi duhet të vihet në përparimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.
Plani i zëvendëskryeministrit të Qeverisë, Limaj, për zgjidhjen e problemit të brendshëm rreth çështjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, jep shpresë të sinqertë se qytetarët e Kosovës së shpejti do të marrin liberalizimin e vizave ndërsa vendi të vazhdojë vrullshëm rrugën drejt integrimeve në familjen e shteteve europiane, saktëson komunikata e Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, bën të ditur Koha.net.