Deputeti i PD-së Flamur Noka u përjashtua nga seanca e sotme plenare të Kuvendit të Shqipërisë, me vendim të kryetarit Gramoz Ruçi. Siç raporton abcnews, deputeti Noka u çua dhe kërcënoi në foltore kryeministrin Rama, teksa ky i fundit po replikonte me demokratët pas akuzave për menaxhimin e situatës së përmbytjeve.
Pas debateve në parlament mes demokratit Noka dhe kryeministrit Rama,kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga seanca deputetin Flamur Noka. Gjatë fjalës së kreut të Qeverisë, Noka shkoi drejt foltores së Parlamentit duke ofenduar kryeministrin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRama: Sali nga ka dalë ky, nga ç’pyll e keni sjellë në Tiranë këtë, nga doli ky kush është ky?!
Ruçi: Keni dy minuta që po pengoni seancën, përjashtohesh nga seance, për fyerje ndaj kryeminsitrit Rama.
Pas këtij debati kreu i Kuvendit ndërpreu seancën.