Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Limaj i jep mbështetje Caritasit në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim përfaqësues të Caritasit në Kosovë.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se me këtë rast ata edhe ia kanë ndarë një mirënjohje zëvendëskryeministrit Limaj për kontributin e tij në rrugëtimin e Caritasit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Limaj e ka vlerësuar punën që po bën Caritasi në Kosovë. Ka thënë se qytetarët e Kosovës në veçanti i ka shquar humanizmi.

“Misioni i juaj është i shenjtë. Humanizmi është mbi të gjitha. Kjo dukuri e ka karakterizuar popullin tonë. E kemi për obligim t'u ndihmojmë njerëzve në nevojë dhe të papërkrahur. Ne jemi të interesuar t’ju mbështesim në vazhdimin e projekteve të mira dhe ta thellojmë bashkëpunimin”, ka thënë Limaj, transmeton Koha.net.

Drejtori i Përgjithshëm i Caritasit në Kosovë, Don Viktor Sopi, e njoftoi zëvendëskryeministrin Limaj për punën e Caritasit. Ai tha se Caritasi është partner strategjik për institucionet e Kosovës.

“Si Caritas jemi të shtrirë në të gjithë vendin. Misioni ynë është t’u ndihmojmë njerëzve në nevojë. Ju ftoj ta thellojmë bashkëpunimin”, ka thënë Sopi.