Agjencia e Statistikave të Kosovës në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) kanë prezantuar sot raportin për parashikimin e popullsisë së Kosovës 2017-2061, ku në këtë raport parashihet që Kosova në vitin 2061 të ketë 1 milion e 500 mijë banorë.
Duke e krahasuar këtë numër të popullsisë me numrin e tanishëm të banorëve të Kosovës, që është 1 milion e 783 mijë e 531 banorë i bie që do të ketë rënie të popullsisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu, në këtë raport është paraparë që të ketë edhe vjetërsim të popullatës së Kosovës, ku në vitin 2061 parashihet që mosha mesatare e popullatës të jetë 45 vjeç.
Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së, Isa Krasniqi, tha se ky raport ndoshta është alarmi i fundit për institucionet e Kosovës që të shohin se kah po shkojnë trendët e rënies së popullsisë në Kosovë, transmeton kp.
Sipas tij, ky publikim është shumë i rëndësishëm për institucionet kërkimore, analistët e ndryshëm, për organizatat ndërkombëtare, por më i rëndësishëm sipas tij është për institucionet vendimmarrëse të Kosovës.
Ndërsa, Udhëheqësja e Programit të UNFPA-së në Kosovë, Visare Mujko-Nimani, tha se raporti i tillë mundëson në masë të madhe formimin e kornizës të një pune të vazhdueshme në përpilimin, testimin, vlerësimin dhe implementimin e një plani.
Ndërsa tha se parashikimet e tilla mund të paralajmërojnë politikëbërësit për trendët e mëdha që mund të ndikojnë në zhvillim ekonomik. re e të tjera”, tha ajo.
Koordinatori Nacional i MCC-së për Kosovë, Petrit Selimi, paraqiti një statistikë që sipas tij ka shumë të bëjë me gjetjet e parashikimit të popullsisë. Ai bëri të ditur se sipas një hulumtimit vetëm 12 muajt e fundit 480 mijë kosovarë kanë hapur llogari në rrjetin social Instagram.