Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për këtë fundjavë ka paraparë mot me vranësira e me diell.
Mot me vranësira dhe intervale me diell do të na shoqërojë gjatë këtyre dy ditëve të vikendit, thekson IHMK një njoftimin për motin gjatë fundjavës, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë komunikatë gjithashtu thuhet se vranësirat gjatë ditës së diel vende-vende do të shoqërohen me riga të izoluara të shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të ulet për 6-8 milibar , do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi deri 8m/s.