Zyra e BE-së në Kosovë ka rekomanduar që për modelin e përzgjedhjes së auditorëve për auditimin e financave të partive politike të konsultohet Komisioni i Venecias, shkruan sot Koha Ditore.
Këtë konsultim zyrtar nga Qeveria kanë thënë se do ta bëjnë pasi që të hartojnë një draft të Projektligjit për financimin e partive politike, ndërkohë që kryetari i Komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e financave publike, Driton Selmanaj, ka thënë se nëse këtë nuk e bën Qeveria atëherë do ta bëjnë ata kur Projektligji t’u shkojë në Kuvend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQeveria në fillim të këtij muaji ka miratuar koncept-dokumentin për financimin e partive politike, në të cilin rekomandohet që auditorët të përzgjidhen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kjo gjë është kundërshtuar nga drejtoresha e Zyrës për regjistrimin e partive politike dhe certifikim, Miradije Mavriqi.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.