Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arrihet marrëveshja për ndërtimin e TC “Kosova e Re” – ndërtimi i tij nis më 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mbajti mbledhjen e Komitetit Drejtues për Termocentralin “Kosova e Re”, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Kompanisë amerikane “Contour Global”.

Në këtë takim, siç bën me dije një komunikatë për media e Qeverisë, u arrit marrëveshja për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Marrëveshja komerciale, sipas kësaj komunikate, pritet që të nënshkruhet ditët e ardhshme dhe me të në Kosovë do të investohen mbi 1 miliard euro, gjë që paraqet investimin më të madh në historinë e re të Kosovës.

“Pas finalizimit, ky projekt do të sigurojë pavarësinë energjetike për shtetin dhe popullin e Kosovës. Termocentrali do të ndërtohet me një bllok të vetëm superkritik, me efiçiencë minimum 40% dhe kapacitet elektrik bruto prej 500 MW. Me komponentën e koogjenerimit për ngrohjen qendrore, do të ketë kapacitete shumë më të mëdha për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes për qytetin e Prishtinës, Obiliqit, Drenasit dhe Fushë Kosovës. Arritja e marrëveshjes është rezultat i punës shumëvjeçare të qeverive të Kosovës, i shumë njerëzve, shumë ekspertëve, që në kushte të vështira arritën që t’i sigurojnë vendit të ardhme të sigurt energjetike dhe njëkohësisht kontratë që garanton arritjen e maksimumit për institucionet dhe popullin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Termocentrali i ri, gjithnjë sipas kësaj komunikate, do të fillojë të ndërtohet në vitin 2018 dhe do të jetë funksional që nga viti 2023. Do të jetë i ndërtuar me fjalën e fundit të teknologjisë dhe në këtë mënyrë do të reflektojë në uljen e emetimit të gazrave, respektivisht në ruajtjen e mjedisit.

“Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” është ngjarje historike për popullin e Kosovës sepse energjia është kushti i pashmangshëm për të ardhmen prosperuese ekonomike, politike dhe sociale”, ka përfunduar Qeveria e Kosovës.