Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasadori Lu: Nisni përgatitjet për votim elektronik, ndryshe do dështoni!

Pas çështjes së prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm, ambasadori amerikan Donald Lu impenjohet edhe në një tjetër pikë të nxehtë debati të politikës shqiptare, votimit elektronik në zgjedhje.

Duke folur të mërkurën në takimin “Sfidat e zbatimit të teknologjisë në zgjedhje” zoti Lu sugjeroi që për zgjedhjet lokale të vitit 2019 buxheti duhet të parashikohet që tani. “Nëse Shqipëria ndërmerr një projekt pilot për 2019 puna për buxhetin, teknologjinë dhe mekanizmin implementues të nisë tani. Nëse prisni deri verën tjetër ju siguroj do të jetë dështim” paralajmëroi ambasadori amerikan në Tiranë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zoti Lu u shpreh se votimi elektronik nuk do të zgjidhë problemet kryesore që janë blerja e votës dhe frikësimi i zgjedhësve. “Votimi elektronik nuk do të zgjidhë këto probleme, për të zgjidhur këto probleme prioritare Shqipëria duhet të implementojë rekomandimet e OSBE/ ODIHR”, sugjeroi diplomati i lartë amerikan.