Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe Drejtori i Divizioni të Komunikacionit rrugor në Policinë e Kosovës, Kolonel Sheremet Ahmeti, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Preventivë në Komunikacionin rrugor, Major Jeton Rexhepi, kanë zhvilluar një takim ku është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve në ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor, ku të dy këto institucione kanë rol të rëndësishëm.
Lekaj ka ofruar bashkëpunim të ngushtë të ministrisë që ai drejton me Policinë e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne jemi të përkushtuar që të punojmë bashkërisht në ngritjen e sigurisë rrugore dhe përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës në funksion të sigurisë rrugore, gjë të cilën edhe jemi duke e bërë tashmë, sepse qytetarët presin nga ne shërbime dhe ofrim të sigurisë sa më të lartë dhe në harmoni me legjislacionin dhe mundësitë buxhetore që i kemi”, ka thënë ai.
Ndërkaq Kolonel Ahmeti e ka njoftuar ministrin edhe për trendet e fundit sa i përket sigurisë rrugore dhe ku tha se nevojitet edhe ndihma e Ministrisë së Infrastrukturës në mënyrë që trendi i rritjes së aksidenteve me fatalitet të ndalet dhe të shënoj rënie.
“Ministria e Infrastrukturës është një nga dikasteret kyçe që mund të ndikoi në ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe këtu kërkojmë mbështetjen tuaj si ministri. Po përmend këtu disa fusha ku na nevojitet ndihma juaj, si: sinjalizimi në rrugë dhe rreth punimeve në akset rrugore, monitorimi i sigurisë me mjete teknike që do të ndikonte edhe në zbulimin e aksidenteve pa autorë, transporti publik dhe fenomeni i transportit ilegal si dhe bashkëpunimi në vlerësimin e rrugëve në aspektin e sigurisë para se ato të lëshohen në qarkullim, ku bashkëpunimi ynë në këto fusha do të krijonte siguri më të madhe për qytetarët tanë”, ka thënë Kolonel Ahmeti.
Në fund të takimit, Lekaj e ka siguruar Ahmetin se bashkëpunimi nuk do të mungojë dhe se ai duhet të jetë reciprok dhe efektiv ndërmjet dy institucioneve që t’u jepet zgjidhje këtyre ngecjeve, në mënyrë që të ofrohen shërbime dhe siguri maksimale në trafikun rrugor.