Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thethi turizëm në çdo stinë, mbi 80 mijë vizitorë vetëm sivjet

Sipas statistikave të nxjerra nga Administrata e Zonave të Mbrojtura (AdZM) Shkodër, që mbulon Parkun Kombëtar të Thethit, vlerësojnë se Parku Kombëtar i Thethit ka qenë shumë i vizitueshëm këtë vit turistik.

Në park, sipas ATSH-së, janë futur rreth 80 mijë turistë. Nga këta, 39 mijë janë vendas dhe rreth 41mijë janë turist të huaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka një diferencë midis vizitorëve të huaj dhe atyre vendas. Kjo për arsye se Thethi, nëpërmjetë mediave është prezantuar si një destinacion i rrallë turistik ku ndërthuret natyra e bukur me reliev malor, me burimet ujore, me historinë dhe etnokulturën epike të zonës.

Vizitorët kanë qenë vendas, të ardhur nga Kosova, por edhe nga mbarë Europa kryesisht ajo Lindore.

Turistë të shumtë kanë ardhur dhe nga Shtetet e Bashkuara. Specialistët e AdZM-së së Shkodrës kanë qenë të gatshëm të shoqërojnë të ardhurit në vendet më piktoreske dhe më të vështira për tu arritur, kryesisht nga ata vizitorë që pëlqejnë aventurën.

Në bukuritë e rralla të vendit tonë, Thethi pa dyshim zë vend kryesor.

Ai gjendet në mes të Alpeve me një bukuri mahnitëse, në veri të Shqipërisë, shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre male Radohima, Sheniku dhe Papluku, me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit.

Lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh. Turistët alpin e pëlqejnë këtë natyrë dhe e vizitojnë në çdo stinë të vitit.

Historia e Thethit dhe e Shalës është e lidhur me atë të fisit ilir të Labeatëve. Thethi është vendbanim shumë i hershëm duke u bazuar në të dhënat historike dhe zbulimet arkeologjike.

Në vitin 1916-1917, Thethi përmendet nga At Shtjefën Gjeçovi, i cili shkruan për të dhe e bën të njohur. Viti 1921 e gjen Thethin me shkollë të ndërtuar nga Kryqi i Kuq Amerikan dhe më pas më 1936 hapet rruga automobilistike që shoqërohet një vit më vonë me hapjen e një agjencie turistike.

Me kalimin e viteve që nga viti 1968 e në vazhdim hapen disa qendra të tjera turistike dhe ndërtohen godina, hotele e shumë objekte për pritjen e pushuesve.

Në vitin 1976, Thethi shpallet “Park Kombëtar” dhe sot është një nga pikat turistike më të frekuentuara nga vendasit dhe turistët e huaj.

Aty ndodhen hotele dhe bujtina që presin dhe strehojnë vizitorët dhe pushuesit.

Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati malor në zemër të Alpeve Shqiptare e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar.

Duke u nisur nga veçoritë e tij dhe nga vendndodhja pranë kufirit të tre shteteve, parku quhet “Parku i Paqes”, ku në të përfshihen territore edhe nga Kosova dhe Mali i Zi.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.

Një bukuri natyrore të veçantë, të bjeshkëve të veriut, shpalos në këtë zonë, Ujevara e Thethit me lartësi 25 m, ku së bashku me Mullirin e Blojes, kishën në qëndër të fshatit formojnë një nga vendet më interesante për t’u vizituar.

Por jo më pak tërheqës është edhe vendburimi i Lumit të Shalës në Okol, që derdhet në Liqenin e Komanit dhe formon plazhe të vegjël që shfrytëzohen gjatë verës nga pushuesit e ardhur nga vendi dhe kuriozët nga bota. Për turizmin në Theth, kanë shkruar shumë media botërore dhe shumë televizione kanë shfaqur reportazhe promovuese.

{gallery}