Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ismaili prezanton ID kartelat për stafin e QKUK-së, thotë se orari i punës do të respektohet

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka prezantuar në QKUK ID kartelat e stafit të këtij institucioni përmes së cilave secili i punësuar aty do të identifikohet.

Ismaili ka thënë se orari i punës në QKUK do të respektohet dhe se ky është një hap drejt vendosjes së rregullit dhe zvogëlimit të pritjeve të pacienteve pa arsye.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Prej sot, kemi nisur me sukses projektin e menaxhimit të vijimit në punë të punëtorëve në QKUK, duke e pajisur gjithë stafin me ID Kartela. Tash e tutje, secili prej tyre është i obliguar që t’i përdorë ato, në mënyrë që të dihet saktësisht ora kur e fillon punën, ora kur e mbaron, si dhe ora kur e shfrytëzon pauzën – kur del dhe kur kthehet”, ka thënë ministri Ismaili.

Sipas tij, zbatimi i reformave në shëndetësi është i mundshëm vetëm duke shtuar përgjegjësinë individuale, menaxhuese dhe shoqërore.

“Respektimi i orarit të plotë të punës është i domosdoshëm. Kjo është në interes të të gjithëve: personelit mjekësor dhe sidomos pacientëve”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.