Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

QKRMT i shkruan Presidentit, të dënuarit të njihen rreth kërkesës për falje

Ju njoftojmë se Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), i ka dërguar një letër Presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, nga i cili kërkon që të dalë me një vendim lidhur me kërkesën për faljen e të dënuarve të cilët janë duke vuajtur dënimin në institucionet korrektuese në Republikën e Kosovës.

QKRMT i drejtohet Presidentit me këtë letër, pasi që ka evidentuar një interesim të jashtëzakonshëm si nga të dënuarit ashtu edhe nga familjarët e tyre për vendimin e faljes së të dënuarve. Njëherësh, kjo letër vjen në kohën kur kanë kaluar një muaj nga shënimi i përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës (17 shkurti), në të cilën ditë të dënuarit kanë pritur vendimin për faljen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kujtojmë që një numër prej rreth 700 të dënuarish kanë parashtruar kërkesë për falje gjatë vitit 2017.

QKRMT e dërgon këtë letër në kuadër të mandatit të saj për monitorimin e të drejtave të njeriut në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës.

Në vazhdim, letrën dërguar Presidentit të Kosovës.