Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sherifi: Vetëvendosje po vjen në “botën e mëkatarëve”

Bilall Sherifi në “Interaktiv” të KTV-së, zhvillimet e fundit në Vetëvendosje i ka quajtur si “mirëseardhje në botën e mëkatarëve”.

Ai ka thënë se me zhvillimet e fundit në VV, tregon se edhe ajo është e njëjtë me partitë aktuale në Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Më lejoni t’u uroj mirëseardhje Vetëvendosjes në botën e mëkatarëve, po shihet që edhe ata janë si ne, për të cilën insistonin se nuk janë sikur ne, por janë në kthyer në botën reale”, ka thënë Sherifi.

Sherifi ka thënë se pas cilësimit të tillë të zhvillimeve në VV, Aida Dërgutin e ka quajtur një grua të fortë që aspiron demokratizimin e partisë dhe që nuk ka shfaqur dëshirë për t’u bashkuar me një parti tjetër pos Vetëvendosjes.

“Ne nuk jemi si Vetëvendosje që kur patëm mospajtime me krerët e PDK-së dhe u larguam nga ajo parti, na ftoi t’i bashkëngjitemi kësaj partie. Prandaj as ne nuk do ta ftojmë Dërgutin t’i bashkëngjitet Nismës, pos nëse ajo është zgjidhja e saj”, ka thënë Sherifi.