Edhe pse në debatet në Kosovë rreth BE-së dominon tema e liberalizimit të vizave dhe me këtë edhe e marrëveshjes me Malin e zi për demarkacionin e kufirit, shqetësime kryesore të Bashkimit Evropian me Kosovën janë krimi i organizuar dhe korrupsioni, shkruan sot Koha Ditore.
Me këtë lidhet edhe çështja e respektimit të ndarjes së pushteteve, influenca politike dhe humbja e besimit në sistemin gjyqësor, mosrespektimi i plotë i procedurave në emërimet e prokurorëve dhe gjykatësve, e besa edhe shqetësimet për privilegje të personave të burgosur që janë “të profilit të lartë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto shqetësime, krahas vlerësimeve të tjera rreth zhvillimeve në Kosovë dhe përparimit në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, janë përfshirë në një draft-dokument të qëndrimeve të përbashkëta të BE-së për takimin me palën kosovare në kuadër të Këshillit të Stabilizim-Asociimit që ishte zhvilluar në Bruksel në fund të muajit nëntor.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.