Përfshirja e jashtëligjshme e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, në procesin e përzgjedhjes së një gjyqtari të së njëjtës gjykatë ka bërë që të martën Kuvendi ta kthejë procesin në pikën zero, shkruan sot Koha Ditore.
Rama-Hajrizi ia kishte mbajtur fshehtë Kuvendit konfliktin e interesit që buronte nga fakti se ajo e kishte të afërm njërin nga kandidatët në garë për anëtar të Kushtetueses.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKuvendi e ka kthyer procesin nga e para ditën kur “Koha Ditore” ka raportuar për këtë situatë të shkeljes ligjore.
“Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, në mbledhjen e sotme, njëzëri vendosi që, në funksion të mbarëvajtjes së procesit, e gjithë procedura për zgjedhjen e një kandidati për gjyqtar të kësaj gjykate të kthehet nga fillimi”, thuhet në një informatë të shkurtër të Kuvendit. “Komisioni vendosi që ripublikimi i thirrjes/ftesës për zgjedhjen e kandidatit për gjyqtar të bëhet më 14 dhjetor 2017”.
(Artikullin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.