Sektori minerar në Kosovë përballet me probleme të shumta, ndonëse është sektori me potencialin më të madh për zhvillim ekonomik të Kosovës, është thënë sot në tryezën e organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, me temën “Sektori minerar në Kosovë – Sukses apo Dështim?”.
Këshilltar politik në MZHE, Ibrahim Rexhepi tha se sektori minerar në Kosovë është sektori kyç për zhvillimin e Kosovës, sektor strategjik, sektor që ofron hapësirë ku mund të thithen investimet dhe është sektor që mund të ketë ndikim në zhvillimin e shumë veprimtarive të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor që ai tha se nëse flasin për gjendjen e deritanishme, ndoshta ka një lëvizje, por realisht sektori me potencialin më të madh, nuk është në nivelin që ka mund të jetë, sipas tij më afër është dështimi sesa suksesi.
Ai tha se në ministri janë drejtuar disa vija, ku realisht duhet të fokusohen në mënyrë që të fillojë të lëviz diçka, që ky sektor të jap efektet të cilat vërtet i ka.
Kryetari i Bordit të KPMM-së, Musa Shabani tha se mineralet metalore dhe energjetike kanë probleme me licencat, ndërsa tregoi edhe arsyet se pse ka probleme.
Ai tha se në përgjithësi licenca të lëshuara në Kosovë deri sot, sipas statistikave janë gjithsej 532 subjekte. Licenca të hulumtimit janë 172, prej të cilave për guri të fortë janë 74, material industrial janë 24 dhe minerale metalike janë 59 licenca në Kosovë.
Drejtori ekzekutiv i Odës së Afarizmit të Kosovës, Ismet Mulaj tha se ka pasur strategji të hartuara prej Qeverisë së Kosovës, por që sipas tij nuk kanë qenë strategji në bazë të nevojave që i ka biznesi.
Xhemil Luma nga fabrika “Li Kos”, tregoi eksperiencën e tij për fillimin e një fabrike për prodhimin e tjegullave në bashkëpunim me një investitor të jashtëm, por që ky projekt mbet në gjysmë, për shkak të kërcënimeve të investitorit dhe sulmit fizik që i kishte ndodhur vetë Xhemil Lumës.
Nga fabrika “Guri”, Asllan Bilalli tha se katër kompani të huaja i ka sjellë në Kosovë për të bashkëpunuar, por që të gjithë kanë ikur, se nuk ka gjet bashkëpunim tek institucionet e Kosovës.