Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështon për herët të dytë seanca fillestare ndaj ministrit Lluka

Për herë të dytë ka dështuar seanca fillestare ndaj ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, raporton KTV.

Shkas përsëri ka qenë mungesa e të akuzuarës tjetër, ish-sekretares së ministrisë, Eliana Naka.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo dhe ministri akuzohen për konflikt interesi nga Prokuroria në kohën sa Lluka drejtonte Agjencinë për Promovim të Investimeve.

Avokatja e Nakës ka sjellë në Gjykatë një vërtetim të muajit tetor se e pandehura vazhdon të jetë në gjendje të vështirë shëndetësore.

Por, kjo është kritikuar nga kryetari i trupit gjykues, duke thënë se pala është duke penguar procedurën gjyqësore.

Për këtë, prokuroria ka pasur një propozim.

Trupi gjykues e ka miratuar dhe ka lëshuar urdhër për sjellje me detyrim për Eliana Nakën në seancën e ardhshme por pastaj e ka tërhequr këtë urdhër, duke i besuar avokates se klientja e saj do të jetë e pranishme.

Por, mbrojtja e ministrit Lluka ka ripërsëritur qëndrimin për ndarjen e rastit. Për herë të dytë, Gjykata ka refuzuar veçim të procedurës dhe seanca e radhës është caktuar për javën tjetër.