Me t’u bërë 100 ditëshi i qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj, partia e Isa Mustafës kishte paralajmëruar se do të iniciojë mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie, raporton KTV.
Por, tashmë Lidhja Demokratike e Kosovës është e bindur se qeveria Haradinaj do ta rrëzojë vetveten pa pasur nevojë për mocion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOpozita duket se ende nuk është koordinuar për të iniciuar mocion mosbesimi për qeverinë dhe këtë e konfirmon shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.
Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë 60 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Për të kaluar mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë nevojiten 61 vota të deputetëve.