Kandidati për kryetar të Serbisë , Vuk Jeremiq, ka thënë se projekti i Qeverisë së Serbisë për ndërtimin e autostradës Nish – Merdar ndihmon krijimin e Shqipërisë së madhe, transmeton koha.net.
Ministrja serbe e Komunikacionit dhe e Infrastrukturës Zorana Mihajloviq këtë deklaratë e ka cilësuar joserioze duke thënë se Serbisë i duhet çdo autostradë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Autostrada që do të ndërtohet Nish – Merdar – Prishtinë, nuk është vetëm dalje në port, por është strategji e rëndësishme. Ajo është e rëndësishme edhe për njerëzit tanë që jetojnë në Kosovë”, citon FoNet të ketë thënë ajo.
Sipas saj, kjo rrugë do të thotë më shumë ekonomi, më shumë transport udhëtarësh mallrash.