Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim drejtorin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Haldun Firat Kokturk.
Në këtë takim u bisedua për punën dhe gjendjen e sigurisë në Aeroport ku u konstatua se niveli i sigurisë në ANP respekton standardet e parapara të sigurisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë rast, ministri Sefaj theksoi se është përkushtim i MPB-së që të punojë së bashku që udhëtarët të cilët kalojnë nëpër këtë Aeroport të vazhdojnë të ndihen të sigurt.
Ndërsa, Kokturk prezantoi para Sefajt projektet dhe të arriturat e Aeroportit, duke theksuar se këto të arritura janë rezultat i suksesit të partneritetit publiko-privat dhe se ky është një shembull i mirë edhe për kompanitë tjera të huaja që të vijnë të investojnë në Kosovë.
Në fund të këtij takimi të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që bashkëpunimi i mirë mes MPB-së dhe Aeroportit do të vazhdojë edhe në të ardhmen.