Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti së bashku me deputetët Hykmete Bajrami dhe Driton Selmanaj, kanë prezantuar sot para gazetarëve nismat legjislative të cilat i ka ndërmarrë Grupi Parlamentar i LDK-së për të ndryshuar Ligjin për të Ardhurat e Korporatave dhe Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ndryshime këto të cilat burojnë nga Pako Fiskale 2.0. e të cilat janë të domosdoshme për sektorin privat dhe punësimet në këtë sektor
Hoti tha se kanë punuar shumë me qeverinë Mustafa në këtë drejtim dhe kanë pasur një agjendë të qartë të reformave ekonomike që është udhëhequr atëherë nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë dhe është mbikëqyrur nga afër nga Kryeministri Mustafa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I keni parë rezultatet në vitin 2017 në raportin e të bërit biznes që Kosova është shpallur si reformatori numër një në Evropë sa i përket kushteve të bërit biznes dhe në vendin e tretë në nivel botëror me pakon fiskale të vitit 2015 ne e patëm ndryshuar komplet rrethinën e të bërit biznes duke hequr çfarëdo ngarkese tatimore në veçanti për prodhuesit vendor”, tha Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.
Ai shtoi se me pakon e dytë fiskale janë përmirësuar më tutje këto kushte. “Kjo pako është aprovuar në qeverinë e kaluar në korrik të këtij viti dhe përfshin 22 masa, shumica e këtyre masave janë udhëzime administrative që i nxjerr qeveria ose ministritë përkatëse dhe më lejoni të them që nuk kemi parë progres deri më tash në zbatimin e këtyre masave që përmirësojnë kushtet e të bërit biznes”, tha Hoti.
Ai po ashtu theksoi se disa prej masave siç janë masa 13 dhe 14 kërkojnë ndryshimin e ligjeve.
“Janë dy ligje bazike që duhet të ndryshohen, është ligji për të ardhurat e korporatave ku preken dy çështje: tatimi i mbajtur në burim për grumbulluesit e produkteve bujqësore, i cili tatim tash është 3% për vlerën e produkteve bujqësore që dorëzohen nga prodhuesit bujqësorë. Ne me këtë nismë legjislative propozojmë që ky të hiqet për të rritur formalizimin e produkteve bujqësore në tregun vendor dhe e dyta ka të bëj me tatimin e kompanive të sigurimit të cilat deri më tash janë tatimuar si 5% të tatimit në të hyrat bruto, ndërkaq me këto propozime që ne po bëjmë do të kalohet në tatimim të rregullt të këtyre kompanive sikur çdo kompani tjetër”, deklaroi ai.
Ndryshimi i dytë, sipas tij, është tek ligji i TVSH-së ku sipas deputetit Hoti preken dy çështje tek transporti ndërkombëtar i udhëtarëve dhe me këto ndryshimet e reja do të njihet TVSH-ja për këto kompani dhe e dyta është zbatimi i TVSH-së në tregtinë e brendshme të arit ashtu që TVSH-ja të zbatohet vetëm në vlerën e shtuar të arit që tregtohet në vend.
“Duke qenë se kjo qeveri nuk ka fokus fare në agjendën ekonomike ne nuk kemi parë dokument specifik ku precizohen reformat ekonomike që do të ndërmerren deri në maj të vitit 2018 për të përmirësuar kushtet e të bërit biznes në Kosovë”, shtoi ndër të tjera kreu i GP t- LDK-së.
Ai po ashtu theksoi se Grupi Parlamentar i LDK-së do të organizojë diskutime të hapura me të gjithë akterët që preken nga këto masa, në veçanti me përfaqësuesit e bujqve pasi vlerësohet se mijëra bujq anekënd Kosovës do të preken nga këto ndryshime.
“Janë mbi 300 të punësuar në kompanitë e ndryshme në sektorin e transportit ndërkombëtar të udhëtareve që të gjitha do të preken nga këto ndryshme, dhe janë mbi 1500 prodhues dhe përpunues të arit në Kosovë që mund të preken nga këto nisma legjislative”, është shprehur Hoti.