Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama: Nuk ka pasur fjalë të rënda ndërmjet Mustafës e Vuçiqit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mohuar se ndërmjet kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq dhe homologut të tij kosovar Isa Mustafa ka pasur fjalë të rënda gjatë drekës në Sarajevë, në prag të takimit të kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Rama u ka thënë mediave në Tiranë se janë të pasakta informacionet në disa media me qëllim të ngritjes së tensioneve në kampanjën parazgjedhore, siç ishte rasti, siç tha, me trenin dhe më pas edhe me murin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo