Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hetuesi policor përmend bisedat e përgjuara të ish-zyrtarëve të Agjencisë së Akreditimit

Një bisedë e përgjuar vite me parë mes ish-zyrtares së Agjencisë Kosovare të Akreditimit (AKA), Ferdije Zhushi-Etemi, dhe ish-zyrtarit tjetër të këtij institucioni, Basri Muja, është përmendur të hënën në gjykimin që po zhvillohet ndaj tyre. I akuzuar tjetër për korrupsion në këtë rast është edhe Armend Muja, djali i axhës së Basri Mujës.

Hetuesi policor, Ridvan Obërtinca, i cili ka qenë pjesë e hetimeve vite më parë rreth keqpërdorimeve në këtë agjenci, ka përmendur para gjykatës një rast kur Zhushi-Etemi dhe Muja kishin debatuar gjatë një vizite në kolegjin “Biznesi” në Vushtrri, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Obërtinca është dëshmitar i prokurorisë në gjykimin ndaj tre ish-zyrtarëve, i cili ka filluar më shumë se një vit. Prokuroria Speciale po e akuzon ish-kryetaren e Këshillit Kombëtar të Cilësisë në Agjencinë Kosovare të Akreditimit (AKA), Ferdie Zhushi-Etemi, dhe ish-drejtorin e kësaj agjencie, Basri Muja, për marrje ryshfeti nga pronarë kolegjesh dhe shpërdorim të pozitës zyrtare. Aktakuza është ngritur në shtator të këtij viti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)