Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryetarja e Kushtetueses jashtëligjshëm në Komisionin për zgjedhjen e një gjyqtari

Në kundërshtim me ligjin, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, është duke marrë pjesë në një komision të posaçëm parlamentar për shqyrtimin e kandidatëve për zgjedhjen e një anëtari të së njëjtës gjykatë. Me një nga kandidatët ajo ka lidhje familjare.

Bëhet fjalë për gjyqtarin Ramë Hyseni, të cilin kryetarja Rama e ka kushëri. Duke qenë në këtë afërsi gjaku, përbën konflikt interesi që ajo të jetë në Komisionin përzgjedhës. Tani Rama-Hajrizi ka fshehur “konfliktin e interesit”, por në një rast tjetër e kishte deklaruar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në prill të 2016-s, Gjykata Kushtetuese e kishte vlerësuar kushtetutshmërinë e disa aktvendimeve të Degës në Vushtrri të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në disa nga të cilat kishte vendosur gjyqtari Hyseni. Kryetarja Rama-Hajrizi nuk kishte marrë pjesë në votim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)