Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prestreshi publikon raportin për tregun e komunikimeve elektronike

Valon Prestreshi, kryetar i Autoritet Kosovar të Konkurrencës, në emisionin “Puls” të KTV-së, ka elaboruar raportin e hetimeve dhe analizimeve në tregun e komunikimeve elektronike.

Ai tha se numri i operatorëve që janë të regjistruar në regjistrin autorizimeve të përgjithshme është 98 me 205 aktivitete, të hyrat nga shërbimet e komunikimeve elektronike për vitin 2016 arrijnë vlerën 168 milionë euro, ndërsa të hyrat e shërbimeve postare të raportuara janë 5 milionë e 857 mijë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kur flasim për shërbimet e telefonisë mobile “Telekomi i Kosovës” mban 59.8% mban pozitë dominuese, “Ipko” poashtu mban pozitë dominuese me 32.6% të tregut, pastaj vjen Dardanfon dhe “LLC” e kështu me radhë”, tha Prestreshi.

Sa i përket shërbimeve të telefonisë fikse, ai tha se “Telekomi i Kosovës” mban pozitë dominuese me 80% të tregut dhe “Ipko” me 18%.

Kur flasim për shërbimet e internetit, “Ipko” mban pozitën dominuese me 48% pastaj vjen “Kujtesa” me 25%, “Telekomi i Kosovës” me 14% dhe “Artmotion” me 2%.

Tek shërbimet postare, kreu i AKK-së tha se “Posta e Kosovës” mban pozitë dominuese prej 67.2% të tregut, “DHL” me 17% dhe “TNT” me 8.11%.

“Rekomandimi i AKK-së është se pasi ekzistojnë vetëm dy operatorë virtualë dhe duke e ditur se ka brez të mjaftueshëm frekuencor, ky brez duhet të hapet dhe të mundësohet zhvillimi i mëtutjeshëm i shërbimeve”, ka shtuar ai.