Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lekaj priti një delegacion nga Hungaria, shqyrtohen mundësitë e bashkëpunimit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka pritur në një takim delegacionin hungarez të kryesuar nga Istvan Joo, Komisioner Ministror i ngarkuar për kredi dhe ndihmë, Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, shkëlqesinë e tij Laszlo Markusz, Atilla Galmabos, President i Sektorit për Ballkanin Perëndimor në Odën Ekonomike Hungareze dhe Tamas Gergely, Atashe për Tregti dhe Shkëmbime Tregtare në Ambasadën e Hungarisë në Kosovë.

Në këtë takim u bisedua për mundësitë e shumta të bashkëpunimit në të ardhmen mes dy vendeve, si dhe për mundësitë e financimit të projekteve me anë të kredive të buta nga ana e shtetit të Hungarisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri Lekaj i ka falënderuar mysafirët dhe ka garantuar se ai dhe ministria që drejton janë të interesuar për bashkëpunim me Hungarinë në projekte të ndryshme infrastrukturore.

“Dua t’ju informoj se ne tashmë vetëm jemi në përmbyllje të 100 ditëshit të qeverisjes, kurse sa i përket bashkëpunimit, ne jemi falënderues ndaj shtetit të Hungarisë për bashkëpunimin e deritashëm dhe e ofrojmë bashkëpunimin tonë të plotë edhe në vazhdim. Njëherësh dua ta falënderoj edhe shkëlqesinë e tij Ambasadorin Laszlo Markusz i cili çdo herë ka qenë në komunikim të drejtpërdrejtë me ne. Ne do të përgatisim një draft dokument së bashku me Kryeministrin Haradinaj dhe Ministrin e Financave dhe me anë të tij do të shohim se cilat janë mundësitë e bashkëpunimit edhe financiar, por edhe në projekte të ndryshme që janë të rëndësishme për vendin dhe qytetarët tanë”, ka thënë Lekaj.

Ndërkaq Istvan Joo në cilësinë e kryesuesit të këtij delegacioni e njoftuar Lekajn për mundësitë e bashkëpunimit që shteti i Hungarisë ofron për shtetin e Kosovës.

“Besoj që projektet do të jenë të dobishme për vendin tuaj dhe ne jemi të interesuar në një sërë projektesh që kanë të bëjnë me mundësitë e dhënies së kredive të buta për shtetin mik të Kosovës, ndërsa për projektet konkrete ne jemi të përkushtuar që t’i implementojmë ato sipas afateve të parapara”, ka thënë Istvan Joo.

Ministri Lekaj ka premtuar se ai dhe Ministria e Infrastrukturës do të jenë partnerë seriozë dhe të fuqishëm të projekteve në të cilat shteti i Kosovës dhe qytetari janë përfituesi.