Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxha: Së shpejti instrumenti i ri start-up për bizneset e reja në bashkëpunim me KE-në

Në takimin e parë të Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në fjalën e saj theksoi rëndësinë e këtij këshilli për politikën qeverisëse dhe procesin integrues.

“Ministria e Integrimit bën koordinimin e asistencës së jashtme për Kosovën dhe në veçanti, fokusi kryesor është te fondet e BE-së, të dhëna në kuadër të Instrumentit të para-anëtarësimit – IPA. Në kuadër të IPA-s, është përkrahur deri më tani inovacioni dhe ndërmarrësia nëpërmjet projekteve individuale, të cilat janë pjesë e sektorit të “Konkurrueshmërisë dhe inovacionit”, theksoi Hoxha.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Së bashku me ministritë e linjës, theksoi ajo, jemi duke punuar që të përditësojmë dokumentin planifikues sektorial për konkurrueshmëri dhe inovacion, në mënyrë që të mundësohet përkrahje më e madhe për vitet programuese 2019 dhe 2020.

“Ne presim”, theksoi Ministrja, “deri në janar të kompletojmë në tërësi dokumentin, dhe nga ana e ministrive përgjegjëse kërkohet që të japin propozimet e tyre konkrete për aktivitete që do të financohen nga ana e IPA-s, sikurse është kërkuar nga stafi i Ministrisë së Integrimit”.

“Në takimin e përbashkët me komisionarin Hahn, ka lindë si ide që të themelohet një instrument për bizneset e reja, start-up. Deri më tani kemi shkëmbyer letra zyrtare për këtë qëllim dhe deri në fund të këtij viti, Zyra e BE-së do të dalë me studimin e gjendjes aktuale, që do të shërbejë si bazë për të hartuar projektet të cilat do të jenë pjesë e programimit të IPA 2019. Këto të dhëna, do të fuzionohen në kuadër të dokumentit planifikues sektorial për konkurrueshmëri dhe inovacion”, theksoi Ministrja, duke shtuar se ky projekt do të jetë në shërbim të të rinjve tanë dhe zhvillimit të ndërmarrësisë.

“Ministria e Integrimit do të jetë e gatshme t'ju përkrah dhe bashkërendojë përpjekjet e institucioneve tona për sa i përket absorbimit të fondeve të jashtme për nxitjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë në Kosovë, dhe ju ftoj për bashkëpunim ndërmjet nesh në këtë drejtim”, theksoi Ministrja Hoxha.