Sonte në “Puls” të KTV-së, do të publikohet për herë të parë në publik një raport ekskluziv nga Kryetari i Autoritetit Kosovar i Konkurrencës, Valon Prestreshi, i cili tregon për hetimet që është duke i bërë ky institucion për dominimin ose monopolin e kompanive në tregjet e Kosovës.
* A ka presione politike në vendimmarrje tek “Autoriteti Kosovar i Konkurrencës”
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo* Cila kompani dominon në tregun e Kosovës me të hyra në fushën e telefonisë mobile,fikse, postare dhe internetit?
* A ka monopol në tregun e derivateve të naftës dhe kush e dominon këtë treg?
* Cka thotë raporti i AKK-së për homologimin e veturave , transportin ajror, kontraktimin e kompanive ajrore dhe shitjen e biletave turistike.
*Sa janë të hyrat e tregut bankar, cila bankë prin dhe a pritet të hetohen bankat për marrëveshje për fiksimin e çmimeve të kredive?
*Sa janë të hyrat e kompanive të sigurimeve në Kosovë dhe cilat kompani dominojnë tregun kosovar?
* Çka thotë raporti për të hyrat ose dominimin e tregut të mediave dhe kinematografisë?
* Sa janë të hyrat nga tregu i mineraleve në Kosovë?
* Cila kompani e dominon tregun e arkave fiskale në Kosovë?
Emisionin “Puls” mund ta ndiqni sonte nga ora 20:00 në KTV dhe nga ora 21:45 në TV Arta.