Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Apostolova kërkon veprime të përshpejtuara ndaj zyrtarëve të korruptuar

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, tha se janë të gatshëm të mbështesin planin për drejtësinë për vitin 2018.

Apostolova në takimin e Forumit të Nivelit të Lartë, organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian tha se do të kërkojë reagim më të shpejtë kundër zyrtarëve të korruptuar .

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Fokusi do të mbetet në amendamentet në procedurën penale, që kanë të bëjnë me suspendimin dhe shkarkimin e zyrtarëve të cilët janë të ndëshkuar për veprat penale, miratimi i Ligjit kundër konfliktit të interesit, miratimi i Ligjit për prokurorinë shtetërore, për të forcuar zyrën e Prokurorisë speciale, miratimi i Ligjit për përgjegjësinë e gjykatëseve dhe ndryshimi i ligjit që ka të bëjë me konfiskimin. Sa i përket suspendimit apo shkarkimit të zyrtarëve publikë për korrupsion, do t’u rekomandoj fuqimisht që këto ndryshime të jenë të miratuara ndaras. Do të kërkoj një përshpejtim të zbatimit të kësaj, që të veprohet kundër zyrtarëve të korruptuar. Kjo është arritja më e madhe e Kosovës”, citon rtv21 Apostolovan.

Apostolova po ashtu ka folur dhe për arsimin në Kosovë, për të cilin tha se duhet të fuqizohet MASHT me qëllim të zbatimit të reformave të duhura dhe se fokusi duhet të jetë në cilësi.