Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Petritsch: Kosova është e ndarë dhe buzë shkatërrimit

Ish - emisari special i BE-së për Kosovën Wolfgang Petritsch në Deutsche Welle, në gjuhën serbe, ka thënë se “Kosova është shumë e ndarë dhe buzë shkatërrimit”, sidomos në krahasim me Serbinë e cila është zhvilluar si ekonomikisht ashtu dhe përgjithësisht, transmeton Koha.net.

“Prishtina përfundimisht duhet t’iu bëjë koncesione bashkësisë serbe në Kosovë. Marrëveshja për formimin e Asociacionit të Komunave serbe është nënshkruar para disa vjetësh. Duhet që kjo marrëveshje më në fund të zbatohet. Besoj se ky është detyrim i Prishtinës”, ka thënë Petritsch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pyetjen për rolin e Tiranës në këtë mes, ai është përgjigjur se “kryeministri shqiptar është qartë i interesuar për gjetjen e zgjidhjes”.

“Ai (Edi Rama) ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Vuçiqin. Shqipëria nuk duhet ta mbajë vetëm anën e Kosovës. Sipas mendimit tim, do të ishte shumë e dobishme sikur Beogradi e Prishtina të arrinin marrëveshjen. Natyrisht jo pa konsultim me të tjerët. Shqipëria do të mund të luante rol të rëndësishëm”, ka thënë për dw Petritsch.