Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia hap edhe dy kapituj me Bashkimin Europian

Sot, në konferencën ndërqeveritare në Bruksel ,Serbia do të hapë edhe dy kapituj negociatash për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Siç njoftojnë medie serbe, transmeton Koha.net, do të hapen kapitulli 6 që merret me të drejtën e shoqërive ekonomike dhe kapitulli 30 që merret me marrëdhëniet ekonomik me botën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Para vendimit përfundimtar për hapjen e kapitujve të rinj, vendet anëtare, si rëndom, kanë shqyrtuar edhe përparimin e Serbisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën

Në BE pritet që Serbia në pjesën e parë të vitit 2018 të hapë edhe tre kapituj të tjerë.