Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova diskuton projektet infrastrukturore me Turqinë

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti sot në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, njofton kumtesa ministrore.

Në këtë takim u diskutua për projektet e shumta infrastrukturore që do të realizohen gjatë këtij viti dhe viteve në vijim, si dhe për mundësinë e intensifikimit të raporteve ndërshtetërore në sferën ekonomike në mes të Kosovës dhe Turqisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zharku e njoftoi ambasadoren turke Kiliç më hollësisht për projektet infrastrukturore, ato të realizuara, në realizim si dhe për planet e MI-së në të ardhmen deri në kompletimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në përgjithësi në vend.

Kiliç shprehu interesimin e saj për mundësitë e forcimit të lidhjeve ekonomike në mes dy vendeve, për një zhvillimim të hovshëm ekonomik.