Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook ka konfirmuar se nesër në Kosovë do të qëndrojë kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev.
Haradinaj është i bindur se kjo vizitë do të thellojë marrëdhëniet mes dy vendeve duke avancuar të gjitha temat pavarësisht se sa mund të jenë të ndjeshme ato.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPostimi i Haradinajt në Facebook:
Nesër e mirëpres kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, si shenjë e vullnetit të mirë për zhvillimin e mëtutjeshëm të raporteve të vendit tonë dhe Republikës së Maqedonisë.
Jam i bindur se kjo vizitë do të thellojë marrëdhëniet tona, duke avancuar në të gjitha temat, pavarësisht se sa mund të jenë të ndieshme ato.
Si Kryeministër i vendit, do të përfaqësoj denjësisht popullin dhe shtetin e Kosovës në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme, kurse qytetarët e vendit duhet të na japin hapësirën dhe respektin e nevojshëm që ne t’i thellojmë këto raporte dypalëshe.