Aleanca Kosova e Re ka mbajtur mbledhjen e parë konstituive të Kuvendit të partisë, të cilën e hapi kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, njofton kumtesa partiake, transmeton koha.net.
Duke folur për organizimin e partisë dhe përmbylljen e procesit zgjedhor brenda AKR-së, Pacolli ka thënë se pas Kongresit të katërt të partisë ku u zgjodh Kuvendi i AKR-së si organi më i rëndësishëm në mes të dy kongreseve, AKR ka një përfaqësim kualitativ nga të gjitha degët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kosova sot po ballafaqohet me një situatë aspak stabile në aspektin politik dhe shumë regresive në aspektin ekonomik, neve na presin detyra të rëndësishme që ta ndryshojmë këtë gjendje, AKR sot paraqet shpresën e qytetarëve për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, pa korrupsion dhe me një perspektivë të qartë për rininë e vendit. Ne do të fillojmë menjëherë përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe jemi po ashtu të gatshëm edhe për zgjedhjet nacionale, kurdo që ato mbahen” tha mes tjerash Pacolli.
Në seancën konstituive të Kuvendit të AKR-së, Pacolli propozoi për kryetar të Kuvendit Fatmir Matoshin, aktualisht kryetar i Degës së AKR-së në Kamenicë. Meqenëse nuk kishte kandidatura të tjera propozimi u votua unanimisht nga të gjithë 151 anëtaret prezentë të Kuvendit të AKR-së.
Kryetari i Kuvendit Fatmir Matoshi, pas zgjedhjes tha se ky është viti i AKR-së dhe se të gjitha strukturat do të punojnë pa ndërprerë për ta rikthyer AKR-në fuqishëm në skenën politike dhe për t’i dhënë një rast zhvillimi vendit, duke fituar besimin qytetar për ta udhëhequr qeverinë e ardhshme të Kosovës.