Malësia e Madhe, me rreth 55 mijë banorë, është një nga bashkitë ku vitet e fundit janë kryer investime të rëndësishme në infrastrukturë, por që nuk kanë ndikuar sa duhet në përmirësimin e gjendjes ekonomike të banorëve.
Kjo, për shkak të vështirësive dhe problemeve që po ndeshin fermerët në kultivimin dhe tregtimin e bimëve tradicionale, si duhani apo bimët medicinale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDitët e fundit, në Malësi të Madhe u përurua një investim i rëndësishëm për përpunimin përfundimtar të bimëve medicinale, kryesisht për eksport në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, investim ky që, sipas specialistëve, pritet të ndikojë edhe në këtë sektor të rëndësishëm të bujqësisë në Malësi të Madhe.