Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur habinë për bojkotimin nga opozita të seancës së sotme ku u votua në lexim të parë Projektligji për Buxhetin e Kosovës për vitin 2018.
Në një prononcim për gazetarët ai theksoi se “është e habitshme” që deputetët e LDK-së e Vetëvendosjes nuk morën pjesë në një seancë për një ligj kaq të rëndësishme, që ka ndikim për mijëra mësimdhënës, mjekë e kategori të tjera, raporton Ekonomia Online.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndarja pozitë-opozitë po shihet, nuk është diçka e habitshme në këto raste, Por, është e habitshme pak indiferenca e deputetëve, mosmarrja pjesë në votim, ‘po’ ose ‘jo’. Por mosmarrja pjesë në votim është e habitshme”, tha Haradinaj.
“Opozita e ka dhe votën kundër… Megjithatë ky buxhet, përpos që siguron vazhdimësinë qeverisëse institucionale, siguron buxhet për mësuesit, mjekët, policët, e të gjithë të tjerët”, theksoi Haradinaj.