Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi e regjistron si pro votën e Besa Gaxherrit për buxhetin, ajo e mohon

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, mohon të ketë votuar pro miratimit në parim të Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, ani pse dokumenti i Kuvendit të Kosovës që numëron votat e deputetëve e pasqyron si pro votën e deputetes.

Në proces të votimit morën pjesë 64 deputetë. Prej tyre 62 janë pro, 2 kundër e asnjë abstenim. Kundër kanë qenë deputeti i Vetëvendosjes Sami Kurteshi dhe ajo e LDK-së Hykmete Bajrami. Regjistri e pasqyron si Pro votën e Gaxherrit. Partia e saj, LDK, ka thënë se nuk do ta votojë këtë Projektligj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Portali Koha.net ka kontaktuar me deputeten Gaxherri, e cila ka thënë se nuk është e vërtetë që ka votuar pro, dhe se ky mund të jetë ndonjë gabim teknik.

“Është gabim teknik. LDK e ka pas dhe e mbanë atë qëndrim. Unë dhe LDK jemi kundër. Po më vjen keq por duhet të rregullohet. Unë nuk kam votuar”, ka thënë Gaxherri.

Debati për buxhetin kishte përfunduar ditë më parë, derisa mazhoranca nuk po mund t’i bënte votat e nevojshme për ta votuar ligjin për kuletën e shtetit.

{gallery}