Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kiçmari akreditohet ambasador jorezident në Ishujt Kok

Ambasadori i Republikës së Kosovës, Sabri Kiçmari i ka dorëzuar Letrën Kredenciale përfaqësuesit të Mbretëreshës Elisabeta e Dytë në Ishujt Kok, Tom Marsters, përmes të cilës ai akreditohet si Ambasador Jorezident i Republikës së Kosovës në Ishujt Kok.

Në fjalën e tij në aktin e dorëzimit të Letrës Krendenciale, ambasadori Kiçmari ka falënderuar për mbështetjen e Ishujve Kok në vitin 2015 për pranimin e Kosovës në UNESCO.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përfaqësuesi i Mbretëreshës Elisabeth II në Ishujt Kok, Tom Marsters i ka shprehur një mirëseardhje të Ambasadorit Kiçmari në emër të Qeverisë dhe popullit të Ishujve Kok.

“Ishujt Kok janë shumë të interesuara të shqyrtojnë mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fusha me interes të ndërsjellë”, tha ai.

Së bashku me Ambasadorin Kiçmari i kanë dorëzuar Letrat Kredenciale edhe ambasadorët e Italisë, Turqisë dhe Samoas.