Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri: Roli im është promovimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ka thënë se kjo ditë pasqyron idenë se çdo ditë është e duhura për të punuar për barazi, drejtësi dhe dinjitet mes njerëzve.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri tha se kjo ditë shënon nënshkrimin e Deklaratës së të Drejtave të Njeriut nga Kombet e Bashkuara, dokument bazë për vënien e standardeve në këtë fushë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Filozofia e të drejtave të njeriut është e gjithëpranishme dhe duhet të udhëheqë sundimin e ligjit dhe administrimin e drejtësisë në të gjitha nivelet. Një aspekt i rëndësishëm i rolit tim si ministër i Drejtësisë është promovimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut në ofrimin e shërbimeve të drejtësisë. Derisa reflektojmë për Ditën e të Drejtave të Njeriut, le të miratojmë mesazhin e kësaj dite duke luajtur rolin tonë në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njëri-tjetrit. Vendi ynë bazohet në vlerat e lirisë dhe të drejtave të njeriut, dhe duhet të bëjmë sa më shumë që këto vlera t’i mbrojmë në sistemin tonë juridik”, ka shkruar Tahiri.