Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, së bashku me përfaqësues të OJQ-ve, nga Teatri kombëtar kanë filluar ecjen me moton “Çohu për të drejtat e njeriut” në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.
Luljeta Demolli, përfaqësuese e organizatave për të drejtat e njeriut, tha se ky marsh shënon Ditën e të Drejtave e Njeriut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi një numër i madh i organizatave që jemi aktive dhe e kemi nën ombrellë mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, tha ajo.
Ndërkaq, Hilmi Jashari tha se kjo është ditë e veçantë pasi iu bëhet referencë vlerave universale të të drejtave të njeriut.
“Këtë ditë e bënë edhe më të veçantë bashkimi i të gjitha organizatave. Të gjitha kategoritë ku u mohohen të drejtat elementare duhet të trajtohen njësoj. Rastet më të shpeshta të mohimit të të drejtave të njeriut janë rastet ekonomike. Shpresojmë që shumë shpejt të trajtohen ato raste nga Qeveria e Kosovës që ne i kemi dërguar”, ka thënë Jashari.
I pyetur se si ndihen që askush prej zyrtarëve qeveritar nuk ka marrë pjesë në këtë marsh, Jashari tha se “qëllimi është që të gjithë të vetëdijesohen dhe krahas kësaj të punohet për sigurimin e çdo të drejte jetësore”.
Avokati i Popullit, bashkë me Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës kanë nënshkruar Deklaratën e Përbashkët, të cilën mund ta gjeni në vijim: