Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zejna: Shkeljet në prokurim shkaktojnë humbje për buxhetin dhe në cilësi të punëve

Përsëritja e njëpasnjëshme e shkeljeve në prokurimin publik i ka shkaktuar Kosovës humbje të dyfishta, sipas Isuf Zejnës, menaxher i programit në “Demokracia Plus”, organizatë kjo e cila merret edhe me monitorim të prokurimit publik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zejna, në një intervistë për “Kohën Ditore” ka thënë se shkaku i këtyre shkeljeve Kosova ka humbur mjete të buxhetit të saj, qoftë përmes ryshfetit, korrupsionit apo pagesave të dyfishta. Por, sipas tij, humbje e madhe është edhe cilësia e dobët e punëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një punë e cila ka mundur të kryhet një herë dhe të ketë një jetëgjatësi të caktuar, sipas tij, është dashur që të kryhet çdo dy apo tre vjet, dhe të harxhohet trefish buxhet për të.

Mostransparenca në financa të partive politike, sipas Zejnës, ndërlidhet ngushtë edhe me prokurimin publik dhe përfitimet e kompanive të ndryshme në tenderë. Ka thënë se interesi i secilit biznes i cili u jep fonde jozyrtarisht partive politike apo “në të zezën” është që kjo t’i kthehet në formë të tenderit, apo në mënyrë tjetër... (intervistën e plotë lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.