Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Musliu: Drejtësia gjykon rastet e korrupsionit varësisht prej asaj se kush e kryen aktin

Në mungesë të shumë zyrtarëve, në Kosovë po mbahet Java kundër Korrupsionit, ku vazhdimisht po bëhen thirrje për luftimin e korrupsionit.

Betim Musliu nga “Betimi për Drejtësi” tha në Interaktiv të KTV-së se zyrtarët e lartë janë duke munguar vazhdimisht në tryezat e organizuara për t’iu përballur pyetjeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në masë të madhe kanë munguar zyrtarët për t’iu përgjigjur pyetjeve, sidomos këta të drejtësisë, si Aleksandër Lumezi”, tha ai.

Musliu ka thënë se Ambasada amerikane i ka mbështetur vazhdimisht dhe kanë qenë prezentë çdo ditë.

“Përkrahja ndërkombëtare e sidomos nga Amerika është e nevojshme”, tha ai.

Ka thënë se grupet e fuqishme të krimit, janë raste që zakonisht heshtën në Kosovë, e ata po provojnë t’i zbardhin këto raste.

Ai ka thënë se fatkeqësia më e madhe në Kosovë është se fillimisht institucionet relevante shikojnë kush është personi i cili ka kryer vepër të korruptuar e më pas merren vendimet.

Ka thënë se ai dhe gazetarja Ardiana Thaçi, kanë punuar shumë që të vijnë deri tek e vërteta të cilën më pas e kanë transmetuar tek publiku, edhe pse është tentuar të mbyllet nga Prokuroria.

“I gjithë rasti Lumezi është mbyllur për 21 ditë, që paraqet njëlloj rekordi. Hetimet ndaj tij kanë qenë të kundërligjshme”, tha ai.

Java kundër Korrupsionit do të mbyllet nesër, ku në shesh para Teatrit do vendoset një pemë me të gjitha temat që ata i kanë trajtuar.