Ambasada amerikane në Kosovë ka marrë iniciativë për trajnimin e organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe zyrtarëve të institucioneve publike në përdorimin e teknologjisë informative, si mjet për ngritjen e transparencës dhe luftimin e korrupsionit, shkruan sot Koha Ditore.
Të udhëhequr nga zyrtari i programeve në Departamentin e Shtetit amerikan, Phil Stich, të premten është hapur iniciativa “TechCamp”, e cila i ka mbledhur rreth 60 pjesëmarrës nga Kosova dhe vendet e rajonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStich në një prononcim për gazetën ka thënë se kjo iniciativë ka për qëllim t’u ndihmojë pjesëtarëve të organizatave joqeveritare, mediave dhe institucioneve publike në zhvillimin e platformave të cilat ndihmojnë në ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies institucionale. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.