Dënimin e ish-rektorit të Universitetit të Prishtinës (UP), Enver Hasani me një vit burgim me kusht për korrupsion, Gjykata e shkallës së parë e ka mbështetur në “elemente të bashkëkryerjes”. Prova materiale kundër tij, sipas aktgjykimit të shkruar, të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, nuk ka pasur.
Gjykata, dënimin e ka mbështetur në dëshmitë e dy dëshmitarëve, rektorit të tanishëm të UP-së, Marjan Dema e zëvendësdrejtorit të Institutit për Studime Ndërkombëtare (ISN) në Tiranë, Jorgjo Qiriako, të cilët kanë dhënë detaje rreth pranisë së Hasanit në Tiranë në momentin e dorëzimit të kontratës së ndryshuar për përkthim librash, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërmes tyre, Gjykata ka konstatuar se është vërtetuar fakti se midis Hasanit, si dhe dy të dënuarve të tjerë, drejtorit të ISN-së, Albert Rakipi, si dhe ish-drejtorit të Prokurimit të UP-së, Hakif Veliu është shprehur “lidhja e caktuar subjektive e objektive për vënien në lajthim të komisionit të UP-së, për kryerjen e pagesës së kundërligjshme, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për institutin nga Tirana”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.