Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përplasje në Kuvend për zëvendësministra e milionat shtesë për “Bechtel Enka-n”

Ndryshe nga e enjtja, kur Ramush Haradinaj nuk la pa u përballur me secilin deputet që foli në Kuvend, këtë të premte kryeministri nuk u duk në sallë plenare, megjithëse ka vazhduar seanca për programin qeverisës.

Edhe ministrat e kabinetit ishin të paktë, por debati mes deputetëve nuk mungoi, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Seanca nisi me përplasje për numrin e zëvendës ministrave në kabinetin Haradinaj.

Avdullah Hoti tha se në 100 ditshin e qeverisë ka gjasë që të bëhen edhe 100 zëvendësministra.

Driton Selmanaj kritikoi gjuhën e përdorur nga kryetari i Kuvendit e kryeministri një ditë më parë.

U fol edhe për 63 milionë eurot shtesë që Bektel Enka ia ka kërkuar qeverisë.

Ndërkohë, Ministri i drejtësisë ka shpalosur programin, duke thënë se prioriteti i tij është fuqizimi i sundimit të ligjit, luftë e pakompromis kundër krimit e korrupsionit dhe kthimi i besimit të qytetarëve në drejtësi.