Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lluka ndalon përdorimin e veturave zyrtare jashtë orarit të punës dhe pa targa zyrtare

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, sot ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të automjeteve zyrtare të MZHE-së, pas orarit të punës.

Vendimi i Ministrit Lluka që mban datën 8 dhjetor parasheh shfuqizimin e të gjitha vendimeve në fuqi, për përdorim të automjeteve zyrtare pas orarit të rregullt të punës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Përdorimi i automjeteve zyrtare pas orarit zyrtar dhe për udhëtime jashtë vendit është i mundshëm me vendim të ministrit pas propozimit me shkrim nga ana e sekretarit të përhershëm. Të gjitha automjetet e regjistruara me nga dy (2) palë targa urdhërohen të përdorimin vetëm targat zyrtare sipas legjislacionit në fuqi. Ky vendim hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit”, thuhet në vendimin e ministrit Lluka.

Image