Tiranë, 8 dhjetor - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte sot i pranishëm në aktivitetin “Faleminderit Forca të Armatosura”, organizuar në garnizonin “Skënderbej”, në Ministrinë e Mbrojtjes.
Falë angazhimit të mijëra efektivë dhe qindra mjeteve të tokës dhe ajrit Forcat e Armatosura (FA) arritën të evakuuojnë 598 familje dhe të shpëtojnë 1552 persona në të gjithë vendin nga përmbytjet e mëdha që prekën vendin javën e kaluar, duke superuar në kohë rekord vështirësitë e situatës së krijuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë ceremoninë e mirënjohjes së FA në përballimin e situatës së përmbytjeve që u organizua të premten në Tiranë, ku merrte pjesë kryeministri Edi Rama, ambasadori amerikan Donald Lu, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shprehu vlerësim dhe mirënjohje të veçanta për të gjithë ushtarët e Forcave të Armatosura, në kontributin dhe angazhimin maksimal që dhanë në përballimin e kësaj situate.
Në përshëndetjen e mbajtur me këtë rast, ministrja Xhaçka tha se, “FA do të jenë në shërbim të atdheut edhe në ditë më të vështira dhe një organizim edhe më i mirë na pret në vitet e ardhshme”
“Burra dhe gra që sfidojnë veten për t’i shërbyer Shqipërisë. Reshjet e fundit shënuan rekord krahasuar edhe me vitin 2015, por është fakt që edhe angazhimi i FA shënoi rekord. Ky realitet angazhimi tregoi se kemi investuar dhe jemi përgatitur për këto ditë”, tha Xhaçka, ndërsa vuri në dukej se, angazhimit të mijëra efektivë iu bashkua bashkëpunimi dhe gatishmëria e të gjitha institucioneve të linjës, përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe prefektëve, që kanë vetëm pak ditë në detyrë.
“Kjo ishte vetëm faza e parë e përballimit të emergjencave, por puna jonë sapo ka filluar, po koordinojmë me partnerët në NATO, me qëllim kurimin e kësaj fatkeqësie që la pas plagë. Kosova është krahu tjetër i shqiponjës dhe ju përcjell një falënderim të veçantë për ndihmat”, tha Xhaçka në fjalën e saj.
Ministrja u shpreh para ushtarakëve dhe familjarëve të tyre, të pranishëm në këtë ceremoni, se është fakt që FA shënoi rekord në përballimin e kësaj jave të vështirë emergjencash.
“FA i janë ndodhur pranë çdo njeriu, duke rritur sigurinë te shteti. Ky vend ka djem dhe vajza që i dalin për zot në ditë më të vështira. Një falënderim të veçantë e kam për nënat, bashkëshortet dhe fëmijët e ushtarakëve, që janë mbështetja më e madhe për ta. FA do vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, ditë dhe natë. Na pret një organizim dhe më i mirë në vitet e ardhshme, pasi Emergjencat Civile janë nën FA. Specialistët tanë nuk do jenë në terren vetëm për të menaxhuar emergjencat, por edhe për të bërë analiza”, tha Xhaçka.
Gjatë fjalës së saj, ministrja Xhaçka nderoi Repartin e Farkës, bazën e Mbështetjes Rajonale dhe Xhenios. Ajo gjithashtu i dha medalje për kontribut të shquar, Batalionit të këmbësorisë Poshnjë, reparti ushtarak 5010.
U nderuan me Medaljen e Luftëtarit për pjesëmarrje në misionet ushtarake batalioni Komando, reparti ushtarak 1020 dhe batalioni i dytë i këmbësorisë.