Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zyrtarë të ARC-së vizitë pune në zyrat e gjendjes civile të Baden-Wurttembergut

Drejtorati i Gjendjes Civile nga Agjencia e Regjistrimit Civil në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, realizoi një vizitë në Zyrat Qendrore të Gjendjes Civile të Landit Baden-Wurttemberg në Shtutgart të Gjermanisë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Delegacioni nga Kosova i kryesuar nga drejtori i Drejtoratit të Gjendjes Civile, Blerim Camaj dhe Konsullata e Kosovës në Shtutgart, realizuan një vizitë pune pranë zyrave të gjendjes civile të Landit Baden-Wurttemberg, ku u pritën nga drejtuesja e kësaj zyre Verena Rathgeb-Stein.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Temë e veçantë në këtë takim ishte prezantimi i bazës ligjore të Gjendjes Civile dhe dallimet mes dy sistemeve, transmeton Koha.net.

Me këtë rast, Rathgeb-Stein e bëri një prezantim të regjistrave elektronik (sistemit të Gjendjes Civile), regjistrave fizik, arkivit të Gjendjes Civile dhe funksionimit të Gjendjes Civile në Gjermani.

Delegacioni nga Kosova kishte mundësinë në praktikë të shohë funksionimin e gjendjes civile gjermane sepse qytetarët kosovarë prezantojnë dokumente të Republikës së Kosovës para autoriteteve në Gjermani.

Nga të dy delegacionet u shpreh gatishmëri e plotë dhe interesim në kuptim të thellimit të bashkëpunimit edhe më tutje, me qëllim të shkëmbimit të përvojave më të mira nga të dy vendet.