Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev e viziton Kosovën

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, javën e ardhshme e viziton Kosovën, ka njoftuar qeveria e Maqedonisë.

Sipas kumtesës, kjo do të jetë vizita e parë e një kryeministri të Maqedonisë në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë vizitës në Prishtinë, të martën më 12 dhjetor, zoti Zaev do të takohet me zyrtarët më të lartë të Kosovës, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, dhe kryetarin e kuvendit, Kadri Veseli, transmeton rel.

Në delegacionin e qeverisë së Maqedonisë, do të jenë edhe ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri për transport dhe lidhje, Goran Sugareski, ministri i kulturës, Robert Alagjovski, dhe ministri i angazhuar për diasporë, Edmond Ademi.

Maqedonia e ka njohur Kosovën në vitin 2008, kur kryeministër ishte Nikolla Gruevski.