Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Oda Amerikane thërret për gjithë përfshirje në çrrënjosjen e korrupsionit

Lufta kundër korrupsionit duhet të zërë një vend të rëndësishëm në agjendën e punës së Qeverisë së Kosovës dhe nuk duhet të mbesë në hije të çështjeve të tjera të natyrës politike.

i përpjekjeve për luftimin e korrupsionit do të ishte dëshmi e rëndësishme e përkushtimit të institucioneve të vendit për përmirësimin e mjedisit për të bërë biznes edhe në terma praktikë, dhe një mundësi për përmirësimin e imazhit të vendit para investitorëve seriozë të huaj. Kjo duke pasur parasysh perceptimin për prani të lartë të korrupsionit, i cili reflektohet në raporte të ndryshme të organizatave ndërkombëtare dhe vendore. Një gjyqësor efikas, i pavarur por llogaridhënës është jetik në çrrënjosjen e korrupsionit dhe shmangien e rrezikut të investimeve, e rrjedhimisht do të dërgonte një sinjal tejet të rëndësishëm tek investitorët e huaj potencial., njofton kumtesa nga OA, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Oda Amerikane kërkon transparencë më të madhe edhe në aktivitetet e prokurimit publik, si dhe zbatim të efektshëm të të gjithë mekanizmave të tjerë ligjorë për raportimin e korrupsionit, që do të ndikonte në rritjen e besimit të bizneseve dhe qytetarëve lidhur me raportimin e korrupsionit. Përveç obligimit për të raportuar korrupsionin, bizneset në anën tjetër, duhet që në aktet e tyre të brendshme qeverisëse të përjashtojnë korrupsionin si mënyrë për të bërë biznes.

Një mjedis pa korrupsion do të ofronte mundësitë që bizneset e vogla dhe të mesme të gëzojnë në mënyrë të barabartë prospektet e rritjes. Një mjedis i tillë është veprimi më i mirë i mundshëm që institucionet mund të ndërmarrin për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, vende të reja të punës, liri të lëvizjes dhe siguri më të madhe.